
Të dhënat po ngarkohen...

Një juri në shtetin amerikan New Hampshire ka urdhëruar gjigantin e naftës Exxon-Mobil të paguajë 236 milionë dollarë për të pastruar ujërat e ndotur nga një kimikat që i shtohet benzinës për të pakësuar gazrat e dëmshëm.
Jurisë iu desh më pak se dy orë për të arritur në përfundimin se firma Exxon ishte përgjegjëse për dëmet.
Shteti New Hampshire paditi firmën EXXON dhe më shumë se 20 të tjera për ndotje të ujrave Prokurorët thanë se këto kompani e dinin se komponenti shtesë i benzinës kishte të ngjarë të shkaktonte ndotje që ishte vështirë për t’u pastruar.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
