
Të dhënat po ngarkohen...

Gazetarja holandeze Rena Netjes, u arrestua në Kajro me akuzën e spiunazhit ndërsa ishte duke kryer disa intervista. Gazetarja dëshironte të realizonte një shërbim mbi papunësinë e të rinjve në vend.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari holandez Bas Altena. Netjes ka kontaktuar kolegun pas arrestimit, duke i thënë se e ka kaluar natën në burg dhe se më pas është çuar në gjykatë ku e kanë akuzuar si spiune.
“Ajo as që e kishte idenë se çfarë ishte duke i ndodhur”, tha Altena duke iu referuar koleges së tij.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
