



Një bombë është dërguar në redaksinë e së përditshmes italiane “La Stampa” qendra e së cilës ndodhet në Torino. Bomba e cila ishte vendosur në një qese kartoni u hap nga një punonjës i gazetës. Në brendësi të saj gjendej një mbajtëse disqesh ku vihet re edhe një mekanizëm që përmbante eksplozivin.
Ndërtësa është evakuar menjëherë. Nga sa është thënë prej vetë gazetarëve, diçka nuk ka shkuar siç kanë menduar ata që kanë dërguar bombën (për fat të mirë), e për këtë arsye ajo nuk ka shpërthyer.
Mes hipotezave të hetuesve është edhe pista e anarkistëve të së ashtuquajturës Fai-informale, të cilët kohët e fundit janë shumë aktiv me këto lloj manovrash.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





