

Një poezi e panjohur e shkrimtares asokohe mjaft të re Charlotte Bronte (1816-1855), do të dalë në ankand nga shtëpia Bonhams në Londër.
Poema e shkruar nga shkrimtarja kur ishte vetëm 13 vjeçe titullohet “I’ve been ëandering in the greenwoods” (“Jam endur nëpër pyje”) është vlerësuar me një çmim fillestar prej 50 mijë stërlinash, një çmim rekord për një dorëshkrim.
Poezia është firmosur “C. Bronte” dhe i takon 14 dhjetorit të vitit 1829. Poema e shkrimtares angleze, e famshme për romanin “Jane Eyre”, është shkruar në një letërz të vogël dhe nuk mund të lexohet shumë lehtë, madje kërkohet përdorimi i një lenteje zmadhuese.
Një zëdhënës i Bonhams ka kujtuar se dorëshkrimet e Charlotte Bronte “janë ekstremisht të rralla”.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





