Transmetuar më 09-04-2013, 21:27

Një diagnozë e gabuar ka rezultuar fatele për një 26 vjeçare italiane e cila ka ndërruar jetë në spital për shkak se vuante prej apendicitit. Të gjithë mjekët e konsultuar i kishin thënë se bëhej fjalë për gjendje gripale dhe e kishin kuruar me antibiotikë. Por asnjë rezultat. I ati e ka dërguar menjëherë në urgjencë. Por 26 vjeçarja Karin Dalla Senta ndërroi jetë në spitalin e Latinës në rrethana që ende mbeten për t’u sqaruar.

Familjarët tregojnë se vajza kishte filluar të ndiente dhimbje të forta 20 ditë më parë dhe mjeku i familjes i kishte diagnostikuar grip. Por dhimbjet nuk po i largoheshin.

Prindërit thërritën urgjencën dhe sërish për mjekët “nuk kishte asgjë shqetësuese”. “Ambulanca thërritet për gjëra më serioze”, i patën thënë mjekët familjarëve.

Pas disa ditësh i ati e dërgon vetë vajzën në spital. Ekografia ka treguar se vuante prej apendicitit. Operacioni nuk zgjidhi asgjë. Vajza ndërroi jetë në spital. Tashmë familja ka denoncuar mjekët ndërsa ka nisur një hetim për të zbuluar detajet e ngjarjes.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit