

Gjithnjë kemi qenë të bindur se të ndiesh frikë edhe pa patur ndonjë arsye specifike ka qenë çështje mendjeje. Kur ajo nis të mendojë diçka të frikshme, nisim të kemi frikë… Zemra nis të rrahi fortë. Por a ndodh gjithnjë kështu?
Jo. Me sa duket edhe zemra mund të na bëjë të ndiejmë frikë. Dhe nëse është zemra që nis të rrahi shpejt, edhe truri e ndjek pas. Në një moment zemra nis të nis të pompojë më shumë gjak, të rrahurat shtohen me shpejtësi dhe si pasojë nisim të kemi frikë. Ky është zbulimi i ri i doktoreshës Sarah Garfinkel, studiuese e Brighton Medical School, e cila i ka paraqitur rezultatet e studimit pranë British Neuroscience Association Festival of Neuroscience, që mbahet në Londër nga datat 7 deri në 10 prill.
Studiuesja ka treguar se këto ishin rezultatet e dala pasi janë studiuar 20 vullnetarë të shëndetshëm. Ata kanë shfaqur frikë në momentin kur zemra e tyre popmponte më shumë gjak në trup, në krahasim me kohën kur të rrahurat e zemrës ishin të qetësuara.
Ky fenomen sugjeron se ka një aktivitet aktiv dhe jo pasiv nga ana e zemrës kur manifestohen emocionet. Zemra është e aftë të influencojë trurin në mënyrën se si ai pëgjigjet para një ngjarjeje të frikshme. E pra, organizmi ynë nuk rresht kurrë së na mahnituri.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





