

Dedikimi i 106 minutave marrëdhënieve intime dhe vetëm 36 minuta punë, është receta perfekte për një ditë ideale nga të gjitha këndvështrimet, si nga ana shëndetësore edhe nga kënaqësia personale.
Dy studiues të Jacobs University Bremen në Gjermani dhe njëri i Georgia Tech në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, doktorët Sebastian Pokutta dhe Christian Kroll kanë gjetur nëpërmjet një studimi formulën ideale se si mund të rritet mirëqenia e një personi.
Për të arritur në formulën ideale siç raporton noa.al, dy studiuesit kanë analizuar dhe klasifikuar aktivitetet e përditshme të një grup njerëzish dhe kënaqësitë e marra prej tyre.
Bazuar në të dhënat e tyre studiuesit analizuan aktivitetin dhe mirëqenien e 909 femrave. Nga krahasimi i të dhënave shkencëtarët arritën në formulën ideale për një ditë perfekte, ku përfshihen 16 orë gjumë.
Edhe pse rezultati mund të duket banal studiuesit theksojnë se kjo mënyrë do e bënte një ditë perfekte, ku vetëm 36 minuta i dedikohen punës dhe 106 minuta të tjera i dedikohen marrëdhënies intime. Ndërsa 75 minuta i dedikohen ushqimit. Gjithsesi aktualisht shoqëria punon minimumi 244 minuta në ditë.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





