



Showgirli argjentinase Belen Rodriguez ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, nga lidhja me të dashurin Stefano de Martino.
Pas një viti të mbushur me dashuri, pasditen e sotme në klinikën Mangiagalli në Milano, lindi i vogli Santiago De Martino, djali i saj dhe balerinit Stefano.
Vetëm ditën e djeshme ajo shkroi në Facebook, “Për mediat, nuk jam në klinikë, nuk kam lindur akoma. Boll thatë budallallëqe”.
Siç raporton noa.al Santiago ka lindur plot 3.3 kilogramë, ndërsa ka ardhur në jetë rreth orës 16:30 të pasdites së sotme. Mësohet se gjithçka ka shkuar më së miri dhe si nëna e re edhe vogëlushi janë më së miri.
Belen e cila mbush 29 vjeç në muajin shtator, u lidh me balerinin Stefano de Martino rreth një vit më parë gjatë talent show “Amici”.a.y/noa.al
Belen Rodriguez humb durimin në muajt e fundit të shtatzënisë, tregon gishtin (FOTOT)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





