

Këtë pranverë, AMC ka trefishuar përfitimet e internetit për të gjithë abonentët. Kjo do të thotë se tashmë, të gjithë abonentët AMC me parapagesë mund të lundrojnë deri në tri herë më shumë, me të njëjtat çmime si më parë. Paketat AMC Universal Super Javore dhe Super Mujore dyfishojnë vëllimin e internetit që ofrojnë, ndërsa paketa Mujore i trefishon MB e internetit 3G.
Trefishimi i përfitimeve në komunikim vlen për të gjithë abonentët që zgjedhin paketat Universal. Kështu, paketa Universal Super Javore, nga 50 MB bëhet 100 MB, paketa Mujore nga 500 MB bëhet 1.5 GB dhe ajo Super Mujore nga 1 GB bëhet 2 GB. Gjithçka në komunikimin e këtyre paketave zgjerohet, ndërsa çmimet mbeten po ato.
Shumëfishimi i internetit u shtohet minutave dhe SMS-ve të panumërta me të gjithë rrjetin AMC, si dhe minutave kombëtare dhe ndërkombëtare me Italinë dhe Greqinë që ofrohen nga paketat AMC UNIVERSAL, me të njëjtat çmime si më parë. Tashmë, abonentët mund të lundrojnë deri në tre herë më tepër, duke përdorur internetin më të shpejtë 3G, në rrjetin më të besueshëm celular në vend.noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





