
Të dhënat po ngarkohen...

Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë i shkallës rihter ka goditur zonën që ndodhet 66 milje në juglindje të qytetit të Bushehr në Iran, ku ndodhet centrali i vetëm nuklear në vend.
Ky lajm transmetohet nga mediat vendase, ku theksohet se nga lëkundjet janë shënuar të vdekur dhe të plagosur, pa u dhënë numër i saktë i tyre.
Ndërkaq siç raporton noa.al një lëkundje e dytë tërmeti 5.4 ballë u regjistrua pak më vonë në të njëjtën zonë.
Gjithsesi nuk dihet ende bilanci i plotë i lëkundjeve ndërsa nuk janë të njohura as dëmet që mund të jenë shkaktuar në central.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
