Transmetuar më 09-04-2013, 14:58

Tensioni është thuajse i njëjtë me atë të Luftës së Ftohtë, madje edhe ankthi dhe paniku, lidhur me atë që mund të ndodh mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut.

Lajmi i fundit i përket mundësisë për një test të ri nuklear nga ana e regjimit të Pyonyang.

Ky lajm raportohet nga agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar ministrin koreano-jugor Ryoo Kihl-jae, i cili flet për sinjalizime lidhur me një test të ardhshëm, si një mënyrë për të bërë presion mbi Seulin dhe Uashingtonin.

Javën e kaluar Koreja e Veriut intensifikoi kërcënimet, duke mos përjashtuar mundësinë për të hyrë në luftë me Korenë e Jugut dhe për të goditur disa baza amerikane.

Ndërkaq po afrohet gjithnjë e më shumë data e parashikuar për 10 prill që përkon me ditën e nesërme, ditë kur ambasadat e huaja duhet të evakuojnë diplomatët e tyre për të garantuar sigurinë e tyre në rast të një konflikti me Korenë e Jugut.

Situata është ende e paqartë dhe kërcënimet vazhdojnë duke nxjerrë në pah dy skenare, atë për një konflikt të mundshëm me synimin për të trembur presidentin e ri të Koresë së Jugut Park Geun-Hye. Sakaq një hipotezë tjetër siç raporton noa.al parashikon një ballafaqim falë ndërmjetësimit të faktorëve ndërkombëtarë si Kina dhe Rusia, të cilat mund të garantojnë rihapjen e dialogut mes Veriut dhe Jugut.

Berlini i konsideron si të papranueshme vendimin e Koresë për të evakuuar ambasadorët nga vendi, duke deklaruar se do lihen përfaqësues të huaj në territor.

“Autoritetet e Koresë së Jugut kanë për detyrë të garantojnë sigurinë e selive diplomatike në territorin e tyre”, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman Guido Vesvtervelle.

Sakaq nga ana e Londrës bëhet ftesë për qetësi duke evituar kërcënime të tjera nga Kim Jong Un.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit