

Durrës, 9 prill 2013, NOA.al- Zyrtarizimi i koalicionit mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, si dhe dalja e kësaj të fundit nga qeveria është shoqëruar me një varg dorëheqjesh.
Siç raporton noa.al si rrjedhojë e këtij koalicioni gjatë ditës së sotme ka dhënë dorëheqjen prefekti i Durrësit Genci Alizoti, si dhe prefekti i Fierit Robert Bitri.
Alizoti ishte propozim i LSI në Durrës, ashtu sikundër Bitri mban postin e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Fierit.
Ky fenomen largimesh vjen direkt pas largimeve të ministrave të LSI nga kabineti qeverisës, pas marrëveshjes parazgjedhore me partinë më të madhe opozitare, atë të drejtuar nga Edi Rama.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





