Transmetuar më 09-04-2013, 13:14

Durrës, NOA.al- Kryeministri Sali Berisha në një takim me fermerë e blegtorë të zonës së Shijakut tha se, zhvillimi i qëndrueshëm rural, i bujqësisë dhe blegtorisë mbeten përparësi absolute.

“Gjatë viteve të shkuara në dyfishuam pensionet e shqiptarëve në fshat, kemi angazhuar më shumë se 60 përqind të të gjitha angazhimeve në Shqipërinë rurale,“ analizoi Berisha.

Në projektin tonë “Shqipëria e zhvilluar” ne besojmë që ky projekt kalon në zhvillimin rural dhe në zhvillimin e fshatit shqiptar. Ndaj dhe ne në një nga aktet më madhore për të dëshmuar këtë interes ne dy-fishuam pensionet në fshat dhe kemi angazhuar më shumë se 60 përqind të të gjitha investimeve në Shqipërinë rurale sepse ajo e tëra ishte Shqipëria e baltës” tha ai.

“Kemi ndërtuar dhe asfaltuar mbi 8000 kilomertra rrugë në Shqipërinë rurale, por duke besuar do të vijojmë me modernizim të infrastrukturës rurale si atë të qytetit, me shkolla, infrastrukturë rrugore, ujë, ndriçim, asfaltime, shkolla moderne, premtoi kryeministri.

“Kemi bërë përpjekje të mëdha, por do të bëjmë të tjerë shumë më të mëdha, për infrastrukturën moderne, zhvillimin e bujqësisë, për të gjithë ekonominë,” tha Berisha.

“Duhet t’i besojmë projekteve dhe vetëm duke besuar mund ta bëjmë Shqipërinë moderne, tha kryeministri duke siguruar se  “kemi financuar grante për 42 mijë familje, kemi financuar 35 mijë fermerë në prodhimin e qumështit dhe do t’i trefishojmë në 4 vitet e ardhshme,” tha kryeministri duke premtuar 10 fishim të prodhimit bujqësor.

“Ideja e PS për të hequr TVSH për qumështit është sesi të rrënosh fermerët. Kjo nuk do të ndodhi, ne do të vazhdojmë me projektin tonë”, përfundoi kryeministri Sali Berisha në takim me blegtorë të Shijakut. o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit