Transmetuar më 09-04-2013, 12:43

Tiranë, NOA.al- Gjykata e Tiranës dha sot masën e arrestit për shtetasin Enton Bajraktari, i akuzuar si  bashkëpunëtor për vrasjen e balerinës Sonila Tafa këtë fundjavë në një nga lokalet e natës së kryeqytetit.

Trupi gjykues caktoi 15 ditë burg për Bajraktarin, i akuzuar ka larguar nga vendi i krimit autorin Artur Kuliçi, i cili vijon të jetë në kërkim nga policia

Sonila Tafa humbi jetën mbrëmjen e së premtes, pas një sherri në pub-in "Drem City", ku ajo punonte si balerinë. Personat e përfshirë në ngjarje qëlluan me armë kur balerina dhe miqtë e saj po dilnin nga lokali. Një plumb rikoshet e ka prekur atë në kokë, duke i marrë jetën rrugës për në spital.o.k/noa.al

Vrasja e balerinës te pub "Dream City", identifikohet autori i dyshuar

Detajet pse ndodhi vrasja te "Dream City" në Tiranë dhe deklarata e pub-it

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit