Transmetuar më 09-04-2013, 12:29

Tiranë, NOA.al- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekretoi sot datën 22 dhjetor 2013, për zhvillimin e referendumit për mbetjet, për shfuqizimin e ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

Presidenca njofton se, vendimi i Nishanit bazohet edhe mbi hapat ligjorë që ndoqët iniciuesit e referendumit, pra vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Gjykatës Kushtetuese.

Bashkangjitur njoftimit të presidentit, pasqyrohet edhe Relacioni për caktimin e datës së referendumit, ku thuhet se, në 30.11.2011, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, është paraqitur një kërkesë për fillimin e procedurave për zhvillimin e një referendumi të përgjithshëm për shfuqizimin e një pjese të ligjit nr. 10463, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

“KQZ ka vendosur miratimin e modelit të fletës tip për mbledhjen e nënshkrimeve të 50 mijë zgjedhësve, sipas Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë.

Gjykata Kushtetuese më 08.03.2013, ka vendosur pranimin e kërkesës si dhe deklarimin si të pajtueshme me Kushtetutën të kërkesës për zhvillimin e referendumit. Bazuar këtu Presidenti i Republikës caktoi datën e referendumit, që sipas Kushtetutës është brenda 45 ditëve pas shpalljes së vendimit pozitiv nga Gjykata Kushtetuese, thuhet mes të tjerash në realicionin që shoqëron dekretin.o.k/noa.al

Referendumi për mbetjet, AKIP: Arritje për gjithë shoqërinë shqiptare

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit