

Skandali financiar me abuzim me paratë e klientëve nuk ka të ndalur në bankën Intesa San Paolo në Tiranë. Një tjetër person është zbuluar dhe arrestuar, pasi kryente vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe bënte mashtrim me shuma të mëdha në bankën Intesa San Paolo.
Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga drejtoria e Policisë së Tiranës. Ajo i tha agjencisë noa.al se “mbrëmjen e së hënës në orën 20.30, nga shërbimet e Seksionit Kundër Korrupsionit në kuadër te operacionit te koduar “Autorizimi i rremë” u bë arrestimi i shtetasit Kujtim Halit Vata, 53 vjeç, lindur ne Burrel e banues në Tiranë”.
Mësohet se arrestimi i Kujtim Vatës u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin te datës 30.03.2013, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për të, për veprat penale te “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “Mashtrimit” me shuma te mëdha, duke mashtruar e kryer transaksione në Bankën “Intesa San Paolo” më shumë se një herë.
Burimet nga policia thanë se dyshohet se këtë veprimtari Kujtim Vata e ka kryer në bashkëpunim me persona te tjerë gjeneralitetet e te cilëve nuk bëhen te ditur.
Kujtim Vata duke qene punonjës Security ne Bankën “Intesa San Paolo” u ka kërkuar punonjësve te bankës autorizime me ane te se cilave ka tërhequr para ne llogarite e me shume se 20 klientëve, duke shkaktuar një dem ne shumën e mbi 20 mijë eurove.
Policia tha se materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësore Tirane për veprat penale te parashikuara nge nenet 135 dhe 143/3 te Kodit Penal Penal. o.k/noa.al
Tiranë, vjedhje mbi 100 mijë euro klientëve te banka Intesa Sanpaolo
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





