Transmetuar më 09-04-2013, 09:54

Tiranë, NOA.al – Kryeministri Sali Berisha takoi dje gjatë qëndrimit në Baku përfaqësues të aksionerëve të Shah Deniz, të kompanive BP, TOTAL, STATOIL dhe SOCAR.

Aksionerët shprehen mirënjohjen për progresin e arritur nga të tre vendet, Shqipëria, Italia e Greqia, me ratifikimin e marrëveshjes ndërqeveritare mes tre vendeve dhe firmosjes së marrëveshjes pritëse qeveritare.

Autoritetet shqiptare u përshëndeten për angazhimin maksimal të tyre për miratimin rregullator e vlerësimin mjedisor, përmes së cilës u mundësua pajisja me lejen mjedisore.

Ata parashtruan zhvillimet tejet të kushtueshme përsa i përket fazës së prodhimit dhe shfrytëzimit të rezervave të Shah Deniz.

Në këtë këndvështrim, aksionerët theksuan rëndësinë që ka fizibiliteti ekonomik i projektit, për t’u përzgjedhur në fazën e shpërndarjes, në fund të qershorit, mes TAP e NABUCCO.

Kryeministri Berisha ritheksoi avantazhin që paraqet TAP si projekti më ekonomik, duke i shërbyer një tregu të gjerë të jo vetëm vendeve transit, por edhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Edhe në takimin që Berisha pati me Presidentin e kompanisë SOCAR, Rovnag Abdullayev, u diskutua mbi ecurinë e përgatitjeve rreth gazsjellësit Trans-Adriatik, kuadrin ligjor, rregullator e mjedisor të përmbushur tashmë, të nevojshëm për konsorciumin e Shah Deniz.

Berisha parashtroi mundësitë e investimit nga kompania SOCAR në Shqipëri në fushën e energjisë, të eksplorimit e shfrytëzimit të gazit e naftës.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit