Transmetuar më 08-04-2013, 23:33

Prishtinë 8 Prill 2013 NOA.al/Tinka Kurti – Qeveria e Kosovës ka shprehur zhgënjimin për  refuzimin, që i ka bërë Qeveria e Serbisë propozimit të marrëveshjes së propozuar nga Brukseli

“Propozimet e dhëna nga BE-ja ishin në funksion të paqes, stabilitetit dhe evropianizimit të rajonit dhe do të shënonte nisjen e përmbylljes së një konflikti historik në rajon. Kosova tashmë ka bërë një varg kompromisesh, që kulmuan me paketën e Ahtisaarit”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së republikës së Kosovës.

Prishtina zyrtare ndërkaq kishte pranuar propozimet e baroneshës Catherine Ashton dhe ishte shprehur e gatshme që nesër të nënshkruante këtë marrëveshje.

“Qeveria dhe Institucionet e Kosovës kanë qenë të gatshme për vendime jo të lehta, por në dobi të Kosovës dhe të së ardhmes së saj evropiane”, thuhet më tej në reagimin e Qeverisë së Kosovës./t.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit