

Në krye të një bande të sepcializuar për vjedhje nëpër apartamente në Itali, akuzohet nga policia italiane, se ka qenë një shqiptar 37- vjeçar me inicialet D.K. Ai së bashku me një bashkëpunëtor, 24 vjeçarin me inicialet D.S, janë arrestuar karabinierët pas muaj të tërë hetimesh dhe dyshimesh.
Për realizimin e grabitjeve, shtetasi shqiptar në krye të bandës së grabitësve, ndihmohej nga një shtetase polake, tha policia italiane e cila edhe publikoi fotot e te arrestuarve.
Gjithashtu 37- vjeçari kishte ngritur edhe një vendstrehim ku priste bashkëkombasit e tij që vinin enkas n për të kryer grabitjet së bashku e më pas ktheheshin sërish në Shqipëri.
Shqiptari dhe bashkëpunëtorët e tij, për të kryer vjedhjet zakonisht kacavirreshin në tubat e gazit duke hapur me forcë dritaret dhe më pas hynin në apartament.
Megjithatë, fundjavën e shkuar forcat e rendit kanë mundur ta ndalojnë pas një grabitjeje në San Marino, kur vetë pronari i shtëpisë ka mundur të kapi autorin e grabitjes. Në apartamentin e shtetasit shqiptar karabinierët kanë gjetur edhe pasaporta false si dhe mjete të tjera me të cilat kryente vjedhjet.
Ndërkaq, shtetësja polake që bashkëpunonte me ta është arrestuar por Gjykata e Perugias ka vendusur ta lërë në gjendje të lirë.a.hekurani/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





