
Të dhënat po ngarkohen...



Paola e vogël, vajza e Laura Pausinit dhe Paolo Carta mbushi dy muajshe. Këngëtarja italiane, ka festuar lumturinë e këtyre 60 ditëve të para të jetës së krijesës së saj, duke postuar në Facebook një foto simpatike me tullumbace dhe me një dedikim.
Është një frazë e Gabriel Garcia Márquez: "Kam mësuar se kur një i porsalindur shtrëngon gishtin e të atit në grushtin e tij të vogël për herë të parë, atëherë e mban ashtu gjithmonë”.
Një dedikim i bukur për vajzën e artistes e cila pritet që shumë shpejt ti kthehet planeve të saj muzikore pas pushimit.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
