Transmetuar më 08-04-2013, 19:08

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, edhe nesër vranësirat dhe shirat do të jenë prezent gjatë orëve të para të mëngjesit por shirat do të jenë të karakterit lokal. Parashikohet që mesdita të sjellë intervale me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit.

Pasditja do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat e ulëta dhe ato bregdetare duke lënë me vranësira dhe shira të dobët zonat verilindore dhe juglindore. Gjatë natës vranësirat dhe shirat do të largohen gradualisht nga i gjithë territori i vendit.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante gjatë mëngjesit, ndërsa mesdita do të sjellë rritje të lehtë të tyre.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Europa

Europa veriperëndimore dhe Jugperëndimore do të ndikohen nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme, për pasojë vranësirat dhe shirat do të dominojnë këto rajone të kontinentit.  Po ashtu me vranësira dhe shira paraqitet Europa juglindore dhe një pjesë e Mesdheut por në këto zona shirat do të jenë të dobët dhe të përkohshëm.

Krejt ndryshe paraqitet situata meteorologjike në Europën veriore, qendrore dhe rajonin e balltikut ku moti i kthjellët do të jetë dominues gjatë gjithë ditës.a.y/noa.al.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit