Transmetuar më 08-04-2013, 17:54

Pak ditë më parë këngëtarja Rita Ora u fotografua bashkë me shokun e ngushtë të futbollistit David Beckham, Dave Gardner teksa dilnin nga shtëpia e tij, ndërsa në disa fotografi të tjera është parë me një tjetër mashkull.

Këtë herë 22 vjeçarja është fotografuar në poza pikante me një mik të ri, Luke Magill ku nuk kanë munguar as pozat e nxehta dhe pikante, duke u përqafuar me njeri tjetrin në Las Vegas.

E veshur me bikini të zeza, siç raporton noa.al këngëtarja me origjinë nga Kosova dukej më se në formë të mirë trupore.

Gjithsesi nuk dihet ende lidhja e saj me Luke, pasi fotografitë në fjalë janë shkrepur një javë më parë, dirsa takimi me Dave Gardner ka ndodhur vetëm para pak ditësh.a.y/noa.al

Rita Ora kalon fundjavën me Dave Gardner (Foto)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit