Transmetuar më 08-04-2013, 16:37

Tiranë, 8 prill 2013, NOA.al- Një operacion i policisë së kryeqytetit i koduar “Pranvera 2” vuri në pranga dy persona të kapur me armë pa leje.

Burime zyrtare nga policia thanë për noa.al se Astrit Kusi 42 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për krime kundër personit, u ndalua pranë Rrugës së Elbasanit, pasi në mjetin e tij tip Benz mercedez, ngjyrë e zezë, me targa  TR 3500  iu gjet dhe sekuestrua një pistolete tip TT me një krehër me fishekë.

Sakaq  gjatë kontrollit të automjetit në bagazhin e tij u gjet një automatik tip kallashnikov me një sasi të konsiderueshme fishekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të këtij operacioni u bë edhe arrestimi i 22 vjeçarit Saimir Nezaj në zonën e Yzberishtit, të cilit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë tip Bereta me karikatorë me fishekë, të cilën e mbante me vete.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit