

WikiLeaks ka botuar më shumë se 1.7 milion dokumente të shërbimit sekret dhe atij diplomatik amerikan që u përkasin viteve nga 1973-1976. Një pjesë e dokumenteve të publikuara i drejtohej Sekretarit amerikan të Shtetit të asaj kohe, Henry Kissinger, ose dilnin nga ai. Shumica e letrave kanë mbishkrimin "jo për përhapje apo publikim", ndërsa më parë disa prej këtyre dokumenteve kishin statusin e të klasifikuarave.
Në website-in e “WikiLeaks” koleksioni i këtyre dokumenteve është quajtur "Biblioteka publike e diplomacisë amerikane".
Që në dhjetorin e kaluar Julian Assange deklaroi se "ai nuk i trembet asgjëje" dhe premtoi se në vitin 2013 do të bëjë publike rreth 1 milion dokumente të reja që do të prekin "të gjitha vendet e botës".o.k/noa.al
Themeluesi i Wikileaks, Assange i sëmurë rëndë
Assange-Obamës: Ndal “gjuetisë” ndaj Wikileaks
Ekuadori i jep azil politik, themeluesit të Wikileaks, Julian Assange
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





