Transmetuar më 08-04-2013, 11:42

Tiranë, NOA.al – Shqipëria dhe Franca nënshkruan sot marrëveshje për ripranimin e personave me qëndrim të paligjshëm.

Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, i cili nënshkroi për shtetin shqiptar tha se, “jemi të angazhuar të mbrojmë këtë arritje madhore që është lëvizja e lirë në zonën Shengen, kjo marrëveshje tregues i qartë i profesionalizmit.”

Shqipëria është vendi i parë në rajon që nënshkruan marrëveshje ripranimi me vendet Shengen, duke marrë përsipër kthimin e cdo abuzuesi me kriteret e Shengen”, tha ai.

Ndërsa ambasadorja e Francës Christine Moro, që ishte nënshkruesja tjetër e marrëveshjes, tha se, “me këtë nënshkrim, procedurat e ripranimit të personave që shkelin rregullat e lëvizjes Shengen janë më të sakta dhe më të shpejta.” “Marrëveshja bëhet në kuadër të liberalizimit të vizave. Franca e ka mbështetur këtë liri të fituar nga shqiptarët, por fatkeqësisht një numër i caktuar shqiptarësh nuk i respektojnë kushtet e liberalizimit për sa i përket qëndrimit. Konstatojmë se që prej verës 2012 numri i shqiptarëve me qëndrim të paligjshëm është rritur. Nuk duhet që këta persona të prishin imazhin e të tjerëve që i respektojnë rregullat.”, tha ambasadorja Christine Moro.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit