Transmetuar më 08-04-2013, 11:13

Durrës, NOA.al – Një i ri nga qyteti i Durrësit është arrestuar nga policia pasi iu gjet një çantë me 18 doza lëndë narkotike e dyshuar si e llojit heroinë.

Policia e qytetit bregdetar njoftoi NOA.al se, Bernard Kapiti, 33 vjeç u arrestua pak pas mesnate, kur nga policia iu gjet veç lëndës narkotike edhe nje kamera dhe një aparat telefoni celular.

Gjate kontrollit që u ushtrua në banesën e të riut në lagjen 5 të Durrësit u gjetën edhe 2 doza të tjera dhe nga peshimi rezultoi 156.4 gramë lëndë narkotike, e dyshuar heroinë.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit