

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç gjatë një takimi me gazetarët në Beograd tha se qëndrimi i udhëheqjes së lartë serbe për marrëveshjen me Kosovën do të bëhet i ditur sot dhe se ky qëndrim do të jetë i unifikuar.
"Qëndrimi i udhëheqjes së lartë të shtetit, i cili do të jetë i unifikuar, do të shpallet të hënën . Nuk do të jetë e lehtë, sepse ajo çfarë ka ofruar Brukseli nuk është ofertë, por ultimatum", deklaroi Nikoliç.
Ai shtoi se, Serbia është e detyruar që atë që pranon në dialog, ta zbatojë përmes institucioneve të saj.
Serbisë i kushtëzohet data e negociatave për anëtarësim në BE me marrëveshjen për normalizim marrëdhëniesh me Kosovën. Të dyja vendet duhet të deklarohen deri nesër nëse pranojnë apo jo marrëveshjen. o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





