

Tiranë, 8 Prill 2013 NOA.al – Ministria e Drejtësisë ka dërguar për miratim në Kuvend një ligj i cili miratohet të hënën, për ndryshime në sistemin e pagave mujore të punonjësve në sektorin e drejtësisë.
Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, bëri të ditur të Dielën se rriten me 20 për qind, të gjitha pagat për gjyqtarët, prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore.
Në të gjithë vendin, përfitojnë mbi njëmijë nëpunës të tillë.
Ligji i ri parashikon se një gjyqtar ose prokuror do të marrë tani e tutje jo më pak se 750 euro në muaj deri në 1200 euro në muaj.
Përvoja deri 25 vjet në punë, i jep mundësinë prokurorëve dhe gjyqtarëve të marrin paga edhe më të larta se ata që kanë pak vite në profesion.
Duke folur mbi këtë nismë, z.Halimi tha se përmirësimi i statusit te prokuroreve eshte nje nga çështjet e rendesishme te reformes ne drejtesi.
“Pagat me te larta per aktoret e drejtesise, do te kene impakt ne rritjen e pergjeshmerise dhe llogaridhënie”, – argumentoi ministri Halimi.
Paga me te larta, permiresim i statusit do te ndikojne ne rritjen e pavarësisë dhe paanesise se prokuroreve te Republikes nga vektoret ekonomike, dhe do te reduktoje korrupsionin ne keto institucione duke konsoliduar sistemin e drejtësisë, tha ministri.
Kurse më tej, ai shtoi: “Ne teresi reforma e rritjes se pagave do te preke me shume se 1 mije prokurore, gjyqtare dhe oficere te policise gjyqesore ne vend. Do te ndihmoje ata qindra prokurore e gjyqtare qe sapo kane nisur karieren e tyre, ata qindra prokurore e gjyqtare qe e nisin diten e tyre me mendimin per te kryer punen me perkushtim e ndershmeri, per emrin e tyre dhe te familjes se tyre”. Detajet pëer pagat e prokurorëve
Page jo me e vogel se 1 milion leke ne muaj per prokuroret e shkalles se pare.
Page jo me pak se 1 milion e treqind mije leke per prokuroret e apelit, dhe krimeve te renda te shkalles se pare.
Page jo me pak se 1 milion e katerqind mije leke per prokuroret e krimeve te renda te apelit. Çdo prokuror qe ka vjetersi prej 25 vjetesh perfiton pagen e prokurorit me te larte edhe ne rast se nuk do te kete mundesi te promovohet per shkak te mungeses se vakancave ne institucione.
Detajet për pagat e gjyqtarëve
Çdo gjyqtar qe fillon punen nga dita e pare nuk mund te kete nje page me te vogel se 100.000 leke/muaj.
Gjyqtari i krimeve te renda do te paguhet jo me pak se 120.000 leke/muaj.
Nje gjyqtar ne Gjykaten e Apelit (minimalisht 7 vjet gjyqtar karriere) nuk mund te kete page me te ulet se 140.000 leke/muaj) Gjyqtar i shkalles se pare mund te qendroje gjithe jeten ne ate gjykate dhe te mos kete mundesi per te shkuar ne nje gjykate apeli edhe per faktin se numri i gjyqtareve te Apelit eshte sa 1/5e numrit te atyre te shkalles se pare, por ai duhet te perfitoje pagen e gjyqtarit te apelit nese ka nje vjetersi deri 25 vjet ne karriere. Nje gjyqtar ne Gjykaten e Apelit mund edhe te mos shkoje ne Gjykaten e Larte, sepse numri i gjyqtareve ne Gjykaten e Larte eshte sa 1/5 e atyre te apelit por ai duhet te perfitoje pagen e gjyqtarit te Gjykates se Larte nese qendron ne kete detyre per me shume se 25 vjet. ***
Lidhur me këtë nismë të MD, ka folur edhe kryeministri Berisha. Ai tha se Ministri i Drejtësisë, në bashkëpunim me EURALIUS dhe institucione të tjera, ka sjellë një ligj që sjell shpërblimin më të mirë të punonjësve të sistemit të drejtësisë, me besimin se do ndikojë pozitivisht në performancën e tyre, në integritetin e tyre moral, shmangien e korrupsionit, abuzimeve, në atë shkallë që mund të influencojë. a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





