Transmetuar më 07-04-2013, 22:49

Me fat në dashuri, por më të rëndë në peshore. Çiftet me një martesë të lumtur duket se kanë më shumë mundësi të shtojnë në peshë. Është ky njëri prej studimeve më të fundit gjatë të cilit janë studiuar rreth 160 çifte të reja. Sipas të dhënave ka rezultuar se kur çiftet ishin të kënaqura prej martesës së tyre atëherë merrnin më shumë kile.

Në një hark kohor prej katër vitesh të martuarit i janë nështruar rregullisht disa testeve për të vlerësuar lumturinë e tyre në çift si dhe peshën. Rezultati ishte: për çdo kënaqësi të marrë nga martesa, mesatarisht si burrat ashtu edhe gratë shtonin në peshë. Studiuesit kanë deklaruar se pikërisht personat më të lumtur me partnerët e tyre, mendojnë shumë më pak për linjat. “Ndoshta kjo ndodh se nuk janë të motivuar për t’u pëlqyer të tjerëve”, kanë thënë ata.

Sipas Andrea Meltzer e Southern Methodist University në Dallas, bashkëshortët që ndiheshin më të kënaqur prej martesës së tyre janë shëndoshur më shumë. E kundërta ka ndodhur me ata që ndiheshin të pakënaqur.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit