
Të dhënat po ngarkohen...

Përballë kërcënimit nuklear Iranian, Izraeli nuk mund t’ia besojë askujt fatin e vet, as edhe miqve më të mirë. Kështu ka deklaruar kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu, pikërisht në vigjilje të përkujtimit të përvitshëm të Shoahut.
“Ne, vlerësojmë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të ndalur programin nuklear të Iranit, por në asnjë fazë ne nuk do të vendosim fatin tonë në duart e vendeve të tjera, qofshin këta edhe miqtë tanë më të mirë”, ka thënë ai.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
