Transmetuar më 07-04-2013, 22:08

Lëkura e shëndetshme është sinonim i shëndetit dhe e bukurisë. Vetë Aristoteli shkroi se “bukuria është letra e rekomandimit më e mirë”, ndoshta për këtë arsye këshillat nuk janë asnjëherë të tepërta.

Ja ku na vjen edhe këshilla prej aktores amerikane Scarlett Johansson, e cila e intervistuar nga revista “Elle”, ka thënë se është kaq e dhënë pas mjeteve të bukurisë sa ka dashur të bëhet dermatologe.

“Disa kohë më parë nisa të kujdesesha për lëkurën në mënyrë natyrale. Një mënyrë e mirë për të trajtuar lëkurën është të mos përdorim asnjëherë ato produkte kimike dhe agressive që mund të irritojnë lëkurën”, ka thënë ajo.

Produkti natyral i preferuar prej saj është lëngu i limonit. “është një shkëlqyes shumë i mirë, mund të djegë pak por mjafton uji dhe qetësohesh menjëherë. Është një mjet bukurie i vlefshëm sepse është i mirë dhe natyral”, ka treguar ajo.

Por nëse dëshironi të dëgjoni këshillat e eskpertëve të sektorit ata thonë se “mirëqenia nuk do të thotë të jetosh si i sëmurë për të vdekur i shëndetshëm, por do të thotë të dëgjoni trupin dhe nevojat që ai ka”.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit