

Kalciumi përfaqëson njërin prej përbërësve më të rëndësishëm për dietën tonë, aq sa kur ky mineral gjendet me pakicë në trup, shkakon problem të mëdha me kockat dhe dhëmbët.
Ai mund të merret përmes rrugëve natyrale së bashku me ushqimet, ose përmes pilulave të posaçme. Sipas një studimi të publikuar nga “Journal of American Medical Association”, për herë të parë vihen në dukje rreziqet që i shkaktohen shëndetit nëse abuzohet me përdorimin e kripërave minerale.
Studimi i cili ka zgjatur 12 vjet, ka nxjerrë në dritë se si përdorimi i tepruar i kalciumit depozitohet në arterie. Sipas studiuesve përdorimi i tepruar i tij shkakton një sërë sëmundjesh kardiake, 20 përqind te meshkujt dhe 40 përqind te femrat.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





