Transmetuar më 07-04-2013, 14:43

Në Portugali, Gjykata Kushtetuese mori vendimin se disa nga masat aspak popullore, si ulja e rrogave, në buxhetin e këtij viti, nuk janë të ligjshme.

Kjo masë i pakëson të ardhurat e qeverisë me të paktën 1,4 miliardë euro. Vendimi i gjykatës përbën një pengesë për marrëveshjen e arritur mes qeverisë dhe kreditorëve të huaj, të cilët i dhanë Portugalisë dy vjet më parë një paketë ndihmash prej 78 miliardë eurosh, shkruan Zëri i Amerikës.

Gjykata Kushtetuese prej 13 anëtarësh e shoqëroi vendimin e saj me një deklaratë, ku thuhej se masa për shkurtimin e pagës në ditët e festave për punonjësit qeveritarë dhe pensionistët, si dhe pakësimi i përfitimeve për papunësinë dhe për ditët me raport mjekësor, nuk ishin kushtetuese.

Mes arsyeve të cituara për këtë vendim ishte se masat përbënim një shkelje për garancitë për barazi. Punonjësit e sektorit privat nuk preken nga ky vendim.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit