Transmetuar më 07-04-2013, 13:14

Shkup, NOA/Naser Pajaziti – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoni në konferencën e parë për shtyp informoi se, deri në orën 10.00 kanë votuar 7,56 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Në Shkup kanë dalë në votime 7,14 për qind, ndërsa në disa komuna është regjistruar fluks më i madh i votuesve. Numri më i madh i votuesve deri në orën 10 u regjistrua në Strumicë me 14,47 për qind, Lozovë 14,32 për qind, Berovë, 12, 08 për qind.  Në Tetovë është regjistruar përqindje shumë e ulët edhe ate vetëm 4,43 për qind.

Në komunat e Shkupit dalja më masive ka qenë në Gjorçe Petrov me 11,39 për qind, Qendër 11,15 për qind, ndërsa në Çair kanë dalur vetëm 5 për qind dhe Shutkë 4,16 për qind.

Zëdhënësja e KSHZ-së, Biljana Jovanovska theksoi se, “me kohë janë hapur të gjitha vendvotimet, ndërsa sipas saj ka pasur disa paqartësi në hapjen e kutive në Koçanë, ku më pas është tejkaluar.” /n.p/o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit