Transmetuar më 07-04-2013, 10:24

Maqedoni, 7 prill 2013, NOA – Sot në Maqedoni zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve të pesta lokale. Votimi në raundin e dytë do të zhvillohet në 29 komuna dhe në qytetin e Shkupit.

Raundi i parë do të rivotohet në tre vendvotime në Strumicë dhe në një në komunën e Dollnenit.

Raundi të dytë zgjedhjesh për kryetarë komune do të ketë në Tetovë, Gostivar, Strugë, Kumanovë, Çair, Butel, Haraçinë, Bërvenicë, Resnjë, Debarcë, Studeniçan, Tearcë, Berovë, Manastir, Bogdanc, Veles, Vrapçisht, Dellçevë, Gjorgje Petrov, Jegunoc, Kavadar, Karbincë, Karopsh, Koçanë, Llozovë, Mogillë, Nagoriçani i Vjetër, Qendër, Çeshinovë-Obleshevë dhe Shkup.

Partitë shqiptare na raundin e dytë konkurrojnë: Tetovë, Gostivar, Strugë, Çair, Haraçinë, Vrapçishte, Tearcë.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 24 marsit u zgjodhën 49 kryetar të komunave. Sipas planit të decentralizimit, Maqedonia është e ndarë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Të drejtën e votës e shfrytëzuan 1.743.403 qytetarë me të drejtë vote.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit