Transmetuar më 07-04-2013, 09:47

Përmet, 7 prill, 2013, NOA – Një person është arrestuar nga Policia e Përmetit, pasi dyshohet si shpërndarës droge dhe akuzohet për një sërë veprash të tjera penale. Elvis Këlliçi, është ndalur nga policia, pas informacioneve të marra për shpërndarje hashashi në ambientet e gjimnazit të Përmetit.

Policia i ka gjetur Këlliçit, pas arrestimit edhe 1 kg marijuanë e cila dyshohet se do të shitej në këtë qytet.

Veç shpërndarjes së Drogës, Këlliçi akuzohet edhe për vjedhjen e një lokali në qytet, disa kohë më parë.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit