Transmetuar më 07-04-2013, 00:20

Nëse ka ndonjë industri që nuk e njeh krizën, ajo është industria e super jahteve. Mes milarderëve ka nisur gara se kush e ka jahtin më të madh e më të fuqishëm.

Klasifikimi ndërkaq ka ndryshuar: jahti më i madh tashmë quhet “Azzam” dhe është 180 metra i gjatë. Ai ka lënë pas “Eklipsin” e rusit Roman Abramovich, që është vetëm 162,5 metra i gjatë.

Pronari i jahtit është princi saudit al-Walid bin Talal.  Princi, mban vendin e 26-të në klasifikimin e njerëzve më të pasur në botë.

“Azzam”, (që në arabisht do të thotë vendosmëri), ka dalë prej kantierit gjerman ditën e premte. Për ndërtimin e jahtit mendohet që të jenë shpenzuar plot 500 milionë euro.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit