

Karabinierët e Reggio Emilia-s së bashku me ata të Potenza-s, kanë arrestuar gjashtë shqiptare që bënin pjesë në një organizatë kriminale italo-shqiptare e cila kryente vjedhje nëpër vila të provincave të ndryshme të Italisë.
Gjithsej, forcat e rendit kanë arrestuar 15 persona ndërsa të hetuar janë 30. Shqiptarët e arrestuar ishin njerëz për të cilët vështirë të dyshoje. Jeta e tyre ishte e dyfishtë. Ata ishin familjarë të rregullt, ditën punonin dhe natën kryenin veprat krimnale, duke vjedhur nëpër shtëpi bizhuteri, para e gjithçka me vlerë.
Gjithsej, në bandën italo-shqiptare bënin pjesë 11 shqiptarë. Të arrestuarit sipas emrave qe dha policia italiane, janë Klodian Cami, 31 vjeç, Mehmet Hasani, 25 vjeç, Vllazërim Mulaj, 19 vjeç, Renaldo Poze 28 vjeç dhe Çlirim Kira 32 vjeç.
Ndërkaq në burgun e Modenës, të burgosur për vepra të tjera gjenden drejtuesit e bandës Ardit Murrjia 20 vjeç dhe Gentjan Cupi 31 vjeç të dy banues në Reggio Emilia.
Një tjetër i dyshuar gjendet në burgun e Riminit. Ai është 34 vjeçari Qerim Budurri. Tre shqiptarë të tjerë rezultojnë nën hetim.
Rezultojnë 30 grabitje që mbajnë firmën e bandës në fjalë. Hetimet nisën nga Potenza, pasi pikërisht aty një i moshuar qëlloi me armë zjarri një shqiptar gjatë kohës që po kryente grabitjen e një vile.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





