

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme, kësaj here në qytetin e Elbasanit. Në afërsi të universitetit “Aleksandër Xhuvani”, pas një konflikti të çastit mes dy shtetasve, ngjarja ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
Shtetasi Dardan Krasniqi është plagosur me thikë. Ai është goditur plot 11 herë në pjesën e kurrizit dhe të qafës. Menjëherë pas ngjarjes, Dardan Krasniqi është dërguar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.
Sipas burimeve, 28-vjeçari është në gjendje të rëndë për jetën, pasi njëra prej goditjeve me thikë i ka prekur mushkërinë.
Uniformat blu kanë shkuar në vendin e ngjarjes ndërsa kanë nisur hetimet për të kapur autorin e plagosjes.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





