

Është ëndrra e të gjitha vajzave që i pëlqen moda si dhe e të famshmeve: të kenë një çantën e quajtur Birkin. Po, sepse që të kesh në duar një çantë të tillë të krijuar nga Hermes për nder të aktores Jane Birkin, duhet të vihesh në radhë dhe të presësh, një pritje që mund të zgjasë me muaj, por edhe me vite.
Pritja, përveç çmimit që ka ajo, e bëjnë aksesorin më të dashur për gratë. Aktorja Kim Cattrall thoshte se të mbash në duar një Birkin është shenjë e padiskutueshme që “ia ke dalë mbanë”.
Ndoshta për këtë arsye ajo është çanta e preferuar e yjeve nga Eva Longoria te Tara Reid, motrat Kardashian, që e disponojnë në ngjyra të ndryshme. Shihni në foto për cilën çantë bëhet fjalë.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





