Transmetuar më 06-04-2013, 21:12

Të paktën 36 persona kanë mbetur të vedekur kur një autoçisternë shpërtheu pas përplasjes me një autobus në Nigeri. Sipas Komisionit Federal, përgjegjës për sigurinë në rrugë, aksidenti i rëndë ka ndodhur në Benin-Ore, një rrugë që lidh Lagosin me juglindjen e vendit. Vetëm tre persona rezultojnë të plagosur.

Aksidente me të tilla përmasa janë të zakonshëm në Nigeri. Në korrik të vitit të shkuar 95 persona vdiqën pas shpërthimit të një autoçisterne që ishte rrëzuar në rrugë.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit