Transmetuar më 06-04-2013, 20:34

24 vjeçarja Ashley Delvalle nga Philadelphia, Pennsylvani u arrestua nga policia pasi shtirej si infermiere dhe sulmonte fëmijët në spital.

Ashley siç raporton noa.al solli fëmijën e saj në spitalin e fëmijëve St. Christopher’s Hospital përpara se të vishej dhe të sillej si infermiere.

Policia bën me dije se Delvalle kishte shkuar në disa dhoma të spitalit duke u thënë prindërve të fëmijëve se ishte infermiere.

Në një rast gruaja kishte ngacmuar një fëmijë të sëmurë, teksa ky i fundit ndodhej vetëm në dhomë, ndërsa në një rast tjetër u kishte dhënë prindërve informacione të rrema për shëndetin e fëmijës së tyre.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit