

“Në Aushvic, do ishe më e kujdesshme”. Ka mjaftuar një frazë e tillë, e thënë nga një mësuese kundrejt një nxënëseje me prejardhje çifute në Itali, e cila po pasohet me reagime të shumta në këtë vend.
Duke e cilësuar atë si një fyerje, të indinjuarit marrin në mbrojtje nxënësen çifute. Ndërsa vetë mësuesja, është mbrojtur ndaj polemikave, duke deklaruar se ishte vetëm një frazë e përdorur si thirrje kujdesi ndaj nxënëses.
“E përmenda Aushvicin, si një vend ku mbretëronte rendi dhe rregulli”, mësohet të jetë shprehur mësuesja e shkollës artistike “Caravillani” në Itali, aty ku edhe ka ndodhur ngjarja. Duke i qëndruar kështu konseguente, qëndrimit të saj dhe duke mos e cilësuar aspak atë si një gabim.
Ndërkaq, komuniteti hebraik në Itali, ka reaguar mjaft i revoltuar ndaj kësaj ngjarje, dhe ka kryer një vizitë përmes përfaqësuesve të tij në shkollën në fjalë, për t’u informuar nga afër rreth incidentit në fjalë.
Por edhe ministria italiane e Arsimit, mësohet se e ka kritikuar një ngjarje të tillë.
e.t/noa
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





