Transmetuar më 06-04-2013, 22:15

Duket sikur është një nga mjetet më të rëndësishme të kërkimit të një vendi pune, por nëse nuk realizohet siç duhet, Curriculum Vitae, mund të ketë edhe efektin e kundërt. Dhe kjo, sepse duke mos qenë dot në kontakt me personin që kërkoni t’ju punësojë, CV-ja mbetet mjeti i vetëm për të kryer prezantimin tuaj para tij. Dhe nëse ajo nuk plotësohet e saktë, punëdhënësi as që e krijon dot idenë se kush jeni ju në të vërtetë. Prandaj, ndiqni këto këshilla në plotësimin e një CV-je …

1. Nëse ju jeni një i diplomuar, nuk ka asnjë arsye për të futur në CV informacione në lidhje me karrierën tuaj shkollore para diplomimit.

2. Në qoftë se jeni diplomuar me një notë të ulët, mos e vini atë më mirë në CV.

3. Përdorni foljet veprimi sa më të sakta dhe mos shënoni referenca të dobëta për rezultatet tuaja. Mos u zgjasni me fjalë të kota.

4. Përveçse në rastin kur ajo kërkohet patjetër dhe është e nevojshme për sektorin ku kërkoni punë, mos e vini fare foton tuaj në aplikim. Sepse mund të paragjykoheni për pamjen tuaj.

5. Nëse ju keni bërë disa punë për një periudhë të shkurtër kohe, është një ide e mirë që të mos i përfshini fare ato në CV. Sepse do të dukeni jo shumë të aftë.

6. Mos u zgjatni me objektivat që i vini vetes në kompaninë ku aplikoni. Sepse mund të dukeni më shumë ambicioz nga sa duhet.

7. Mos shkruani se dini gjëra që i dinë të gjithë, të tipit “njoh Microsoft Word”. Por futni në CV aftësitë tuaja më të veçanta dhe më pak të zakonshme.

8. Nuk duhet të jeni shumë i lirshëm mbi publikimin e të dhënave tuaja personale. Për shembull, lirini referencat e fesë apo çështjeve sociale dhe politike në CV-në tuaj, nëse ato janë nuk të rëndësishme për kompaninë.

9. Rregulli i përgjithshëm për një CV është ai i të shkruarit vetëm një faqe. Dy faqe është numri maksimal. Dhe asnjë më shumë, pasi nuk ka nge të merret njeri me ju.

e.t/noa

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit