

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa e pajtuar nga mediat më prestigjioze italiane për shërbimin e horoskopit.
E Hënë, 8 Prill 2013
Kjo e sotmja ka për të qenë një ditë kur ju rekomandohet që t’i kapni të gjitha mundësitë të cilat do të shfaqen në tërësi këto ditë prilli, për të zyrtarizuar një deklaratë personale. Mund të përfitoni prej saj, kështu që vendoseni brenda saj tërë energjinë tuaj dhe mbështetuni tek qartësia, përqendrimi, takti apo aftësia juaj e të dëgjuarit. Të cilat, në këto kohë, duket se janë në anën tuaj. Suksese në shkollë. Marrëdhënie të mrekullueshme me miqtë.
Në sferën praktike gjithçka duket se zgjidhet me lehtësi gjatë ditës së sotme. Mendja juaj është e qartë dhe lëviz në drejtimin e duhur. Yjet ndërkaq, ju sigurojnë realizimin e pretendimeve tuaja profesionale, të cilat deri tani, kanë qenë në hije. Shtrirja juaj sakaq, po bëhet shumë e madhe. Intuita juaj është e mirë dhe do t’ju ndihmojë të njihni në thellësi, njerëzit që jetojnë pranë jush.
Kuadri yjor në qiellin e shenjës suaj, shfaq në fillim të kësaj jave, yje të tillë që paraqesin iniciativa mbështetëse mbi përmirësimin e imazhit tuaj social, sikundër ju ndihmojnë dhe për të ecur përpara në karrierën tuaj. Mundësi të mira për të bërë para edhe në fushën tuaj profesionale. Të cilat nuk duhet që t’ju gjejnë të papërgatitur. Nëse ju do ta lini veten tuaj të ndikohet nga frika, ju mund ta përmirësoni pozicionin tuaj pa ndonjë sakrificë të madhe.
Kërkoni për horizonte më të gjera gjatë ditës së sotme, duke stimuluar kështu faktin që të keni sa më shumë përvoja të mira dhe kontakte të këndshme njerëzore. Një qëndrim pozitiv ndaj gjërave dhe jetës suaj në tërësi, paraqitet i dobishëm për ju, për të marrë prej tij një kënaqësi të lartë morale. Ndërsa një demonstrim praktik i respektit nga ana e një miku tuaj kundrejt jush, ju bën që të vazhdoni me një vendosmëri të madhe dhe me një butësi të shpirtit. Duke siguruar kështu edhe përsosmërinë për të luajtur sipas çdo kërcimi. Suksese në shkollë.
Këto ditë, të lindurit e kësaj shenje mund ta gjejnë veten para mundësive të cilët kanë qenë duke i pritur për muaj të tërë. Shpirti rreh rreth një kauze e cila nis dhe bëhet e vrullshme, falë këmbënguljes suaj. Ju rekomandohet që të gjeni forcat dhe kohën e përshtatshme për realizimin e saj. Mbani kontakte të gjalla me botën, si edhe lidhje me jashtë, duke shmangur vazhdimin vetëm në një drejtim, nga i cili shkoni gjithmonë.
Kjo e sotmja ka për të qenë një ditë, kur vetëm me pak përpjekje, ju mund të tërhiqni vëmendjen e të tjerëve, për cilësitë që ju gëzoni. Pranojeni ndërkaq një propozim i cili teksa ju ofron një përgjegjësi më të lartë, ju premton një mënyrë më krijuese për të punuar. Dëgjoni sugjerimin e një miku, edhe nëse ai duket se nuk është shumë në favorin tuaj. Nëse ju bëni që ai të jetë objektiv në gjykim, në të ardhmen ju do të shihni se ai është i drejtë.
Për të lindurit e kësaj shenje, sot yjet ofrojnë një situatë pozitive në sektorin profesional, sidomos nëse jeni si i punësuar tek të tjerët. Ambiciet tuaja nisin të rriten, gjithashtu edhe mundësinë e përmirësimit të financave. Për disa që ekziston një lidhje sentimentale në mjedisin e punës, do të shohin sesi do t’u rriten edhe më tej ndjenjat. Një flirt i thjeshtë me një koleg ose një darkë me një bos simpatik.
Ju mund të mbështeteni gjatë ditës së sotme në ndikimin e shkëlqyer të planetëve mbi intelektin tuaj, si në shkollë dhe në punë. Veçanërisht nëse kjo e fundit është e një natyre tregtare apo ka të bëjë me kulturën. Vazhdoni në fazën e frytshme të cilën e keni filluar tashmë që muajin e kaluar. Nuk ka asnjë pengesë që mund t’ju ndalë tashmë, apo kundërshtarë në gjendje për t’ju “prerë” kokën tuaj. Vullneti juaj është i hekurt dhe askush nuk mund t’i vërë në dyshim zgjedhjet e bëra prej jush.
Rrethana të ndryshme dhe Hëna negative në shenjën tuaj, mund t’ju krijojë pak tensione në familje dhe në punë, sidomos në qoftë se biznesi juaj është një biznes familjar. Por, meqë kohët e fundit ju keni nisur që të shfaqni një anë të ashpër të karakterit tuaj, ju mund të jeni i kënaqur nga marrëdhëniet e reja që krijohen me të tilla mjedise. Shmangini gjithsesi sjelljet sipërfaqësore me një koleg ose me një më të vjetër se ju, qoftë edhe i moshuar.
Në të gjithë sektorët e jetës suaj, sot ju rekomandohet që të përqendroheni në çështjet më të ngutshme. Si edhe të mos i lini pa rënë në sy projektet dhe ngjarjet. Një Mërkur aktiv në drejtimin tuaj, ju jep një sasi të konsiderueshme të energjisë mendore, nxit harmoninë në marrëdhëniet tuaja, komunikimet, si edhe ju siguron një shpejtësi të foluri, falë rritjes së konsiderueshme të tonalitetit tuaj. Aktivitetet janë të mundshme në jetën tuaj të përditshme, ndërsa ju duhet vetëm që t’i organizoni sa më mirë ato. Dhe kur të keni mundësi, t’u ofroni më shumë ndihmë të tjerëve.
Për të lindurit e kësaj shenje, komunikimi sot është diçka që shkon si vaj. Ndërsa ata paraqiten më të përgjegjshëm dhe më inteligjentë se zakonisht. Negociatat jashtë vendit ose me personat e huaj mund të jenë shumë të favorshme sot. Gëzojuni pra këtij momenti të ndikimeve të mëdha yjore duke i mbajtur këmbët tuaja të vendosura mirë në tokë. Përdorni gjithashtu aftësinë tuaj lindur për të gjetur mënyra të reja për t’i gjetur gjithmonë paratë që ju nevojiten, edhe atëherë kur burimet tuaja janë gati për t’u tharë.
Një sukses i madh në vendin e punës ose në shkollë, është i mundur gjatë ditës së sotme në sajë të yjeve dhe të asaj çfarë keni mbjellë deri tani. Kohë e mirë edhe për të nënshkruar një kontratë për një vlerë të caktuar monetare. E gjithë kjo, ju sjell përfitime jo vetëm në fushën praktike, por edhe në atë të dashurisë për jetën. Yjet e sotme janë kaq të përsosur për të rritur bashkëpunimin në fushën e dashurisë me partnerin tuaj. Aq sa do t’ju mbërrijë papritur edhe dëshira për të bërë deklarata dashurie, përmes SMS apo E-mail me përmbajtje romantike.
Përktheu dhe redaktoi: E.Tirana/noa.al
Të gjitha të drejtat e origjinalit, Ivana Raffa Astrology HOROSKOPI 2013
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





