

Ndodh shpesh që njerëzit t’iu tallin sepse jeni gjumashë, por nga sot e tutje do keni një motiv shkencor për të vazhduar në këtë linjë pa u shqetësuar.
Sipas një studimi të fundit thuhet se gjumi i natës jo vetëm na çlodh, por na garanton shëndet më të mirë.
Disa mjekë të Universitetit të Surrey në Angli kanë studiuar efektet e mungesës së gjumit dhe reagimin e trupit tonë. Rezultati është shumë i qartë, vuajtja nga pagjumësia, apo gjumi më pak se 6 orë natën, prish funksionimin e qindra geneve, duke shkaktuar një sërë dëmtimesh serioze për organizmin tonë.
Që nga diabeti deri te problemet me zemrën, obeziteti dhe ngadalësimi i funksioneve cerebrale. Një gjumë i pamjaftueshëm siç raporton noa.al, apo një patologji si pagjumësia ndikon menjëherë në shëndet, qoftë edhe në pak ditë. Rezultatet e eksperimenteve të mjekëve britanikë bazuar në 26 persona, kanë treguar mënyrën se si gjumi ndikon në shëndetin tonë nëse flihet më pak se 6 orë. Në dy kampione gjaku mes personave që flinin më pak se 6 orë dhe ata që flinin më shumë se kaq vetëm në 7 ditë, tek ata që nuk ngopeshin me gjumë kishte çrregullim të funksionimit në 700 gene.
Duke analizuar më në thellësi dëmet e pësuara, rezultoi se pagjumësia ndikon direkt në sistemin imunitar, duke na ekspozuar më shumë nga sëmundjet, na bën më të prekshëm nga stresi dhe lodhjet psikike dhe fizike. Studiuesit demonstruan se gjumi ka rol jetik te njeriu, sepse vetëm pushimi i plotë normalizon rigjenerimin e qelizave.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





