

Vajzat e pasarelave të njohura si supermodele me trup për tu pasur zili, arrijnë deri në çmenduri për të ruajtur linjat e tyre trupore.
Modelet hanë copa letre për të mos u shëndoshur dhe për tu ndier të ngopura. Është ky lajmi shokues i publikuar nga “The Vogue Factor”, libri i Kirstie Clements, ish-drejtuese e Vogue Australia.
Pushimi i Clements nga revista e modës më e famshme në botë siç raporton noa.al, ndodhi në maj të vitit të kaluar por duket se kjo e fundit nuk e ka lënë pas atë kapitull.
Në librin e saj flitet për shumë nga zakonet e këqija të modeleve dhe modelëve, mes tyre gëlltitja e copave të letrave për të mos marrë kalori dhe për tu ndier të ngopur, si dhe dieta të çmendura aq sa me zor qëndronin në këmbë.
Ish drejtuesja e “Vogue” tregon për tre ditët e kaluara me një model rus dhe faktin se gjatë gjithë kohës së qëndrimit me të, ai nuk konsumoi asnjë ushqim nga mëngjesi deri në darkë.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





