Transmetuar më 06-04-2013, 14:55

Shkup, 6 prill 2013, NOA.al/Naser Pajaziti- Në Maqedoni sot është heshtje zgjedhore një ditë para balotazhit të zgjedhjeve lokale.

Balotazhi nesër do të zhvillohet në 29 komuna dhe qytetin e Shkupit, ndërsa do të zhvillohen edhe rivotime për raundin e parë në dy komuna, Dollnen dhe Strumicë, ku ka pasur parregullsi gjatë votimeve në raundin e parë të zgjedhjeve të 24 marsit.

Balotazhi zhvillohet në këto komuna: Haraçinë, Berovë, Manastir, Bogdanci, Bërvenicë, Butel, Veles, Vrapçishte, Gostivar, Shkup, Debarcë, Dellçevë, Gjorçe Petrov, Jegunovcë, Kavadarcë, Karbincë, Karposh, Koçan, Kumanovë, Lozovë, Mogillë, Resnjë, Staro Nagoriç, Gostivar, Strugë, Studeniçan, Tearcë, Tetovë, Qendër, Çair dhe Çeshinovë – Obleshevë.

Sipas gazetarit të noa.al në Shkup raportohet se partitë shqiptare na raundin e dytë konkurrojnë në Tetovë, Gostivar, Strugë, Çair, Haraçinë, Vrapçishte, Tearcë.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 24 marsit u zgjodhën 49 kryetar të komunave. Sipas planit të decentralizimit, Maqedonia është e ndarë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Të drejtën e votës e shfrytëzuan 1.743.403 qytetarë me të drejtë vote.n.p/a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit