

Prishtinë, 6 prill 2013, NOA.al- Një operacion i policisë së Prizrenit ka arrestuar një person në kushtet e flagrancës duke transportuar lëndë narkotike.
Burime zyrtare nga policia i thanë noa.al se si rrjedhojë e këtij operacioni u sekuestruan 13 kilogramë e 87 gramë lëndë narkotike e llojit marijuanë, ndërsa u bë ndalimi i 41 vjeçarit me iniciale R.Sh.
Në fshatin Reshtan të komunës Suharekë është ndaluar transportuesi i drogës i cili udhëtonte me makinën e tij tip Alfa Romeo, ku gjatë kontrollit në bagazh u gjet lënda narkotike e ndarë në 13 pako.
Lidhur me këtë rast u bë sekuestrimi i lëndës narkotike, ndërsa materialet lidhur me këtë rast i kaluan Prokurorisë.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





