Transmetuar më 06-04-2013, 13:59

Tiranë, 6 prill 2013, NOA.al- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i shoqëruar nga eksponentë të tjerë të kësaj partie janë ndalur në një takim me të rinjtë e LRI në njësinë nr.2 në kryeqytet.

Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast ai deklaroi se LSI është një forcë politike e cila i bashkon të gjithë shqiptarët, sidomos të rinjtë dhe të rejat e vendit.

Sipas tij LSI sjell shpresë, mesazhe pozitive, mesazhin e një ndryshimi konstruktiv, i cili do ta afrojë më shpejt Shqipërinë me Evropë.

“Radhët e LSI dhe LRI shtohen në mënyrë të jashtëzakonshme, sepse LSI sjell shpresë, mesazhe pozitive, mesazhin e një ndryshimi konstruktiv, i cili do ta afrojë më shpejt Shqipërinë me Evropën dhe i cili do të krijojë më shumë mundësi për të gjithë të rinjtë për një edukim më të mirë dhe në veçanti për një punësim të qëndrueshëm dhe dinjitoz në vendin tonë”, deklaroi Meta citon noa.al.

Pas fjalës së tij kreu i LSI shpërndau për një pjesë të anëtarëve të rinj edhe dokumentet e anëtarësimit, pasi 300 të rinj iu bashkuan rishtaz kësaj partie.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit